Kosova e treta në Evropë për nga rezervat e thëngjillit

Përdorimi i thëngjillit për prodhim të energjisë është nevojë dhe pjesë e një strategjie afatgjate të përcaktuar nga institucionet e Kosovës për të siguruar stabilitet dhe siguri të furnizimit me energji elektrike, thuhet në videon e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik rreth sektorit të energjisë në Kosovë.

‘Përdorimi i këtij resursi vendor do të vazhdoj, pasi që është një nga rezervat më të mëdha në Evropë pas Gjermanisë dhe Polonisë’, thuhet në videon informuese.

Kosova nuk ka nevojë të importojë thëngjillin, ndërsa kjo pasuri shtetërore i mundëson Kosovës të projektojë të ardhmën energjetike dhe ti përgjigjet kërkesës në rritje për energji elektrike në vend.

‘Cdo vit Kosova prodhon mbi 9 milion ton thëngjill për të furnizuar termocentralet ekzistuese. Me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, si zëvendësim për termocentralin Kosova A, prodhimi vjetor nuk do të rritet deri sa përdorimi i thëngjillit do të reduktohet’, sqaron MZHE në lidhje me përdorimin e qymyrit në të ardhmën.

Ndryshe, përkundër të qenit vendi i tretë në botë për nga rezervat e thëngjillit, vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit Kosova ka importuar energji elektrike me vlerë prej mbi gjysmë miliardi eurosh.

Sipas Asgjencisë së Statistikave të Kosovës, rryma prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia. /gazetametro.net

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat