Gazeta e njohur franceze: Ja sa do paguhet Griezmann tek Barcelona

Gazeta e njohur ‘L’Equipe’ ka bërë publike nga detaje nga marrëveshja mes Barcelonës dhe Griezmann i cili do largohet në fund të sezonit nga Atletiko Madrid.

Sipas gazetës francezi do nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2024 dhe do përfitojë plot 17 milion euro në sezon.

Griezmann do të marrë pagë 17 milionë euro në sezon, në bazë të një marrëveshjeje pesëvjeçare me Barçën.

Gjiganti katalonas është në pozitë shumë të volitshme për t’i siguruar shërbimet e Griezmann pasi pjesa më e madhe e bisedimeve mes palëve tashmë është mbyllur.

Në shkëmbim të kontratës me kohëzgjatje pesëvjeçare, Griezmann ka pranuar pagë më të ulet, pra 6 milionë euro më pak se paga prej 23 milionë euro që deri tani e ka marrë në Atletico.

Klauzola e lirimit të fituesit të Kupës së Botës momentalisht është 200 milionë euro, por ajo do të ulet në 120 milionë nga data 1 qershor.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat