Gjilan: Tre të arrestuar për vjedhje të rënda, njëri u prezantua edhe si zyrtar policor

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhje të rënda”.

“Me 17 maj 2019, janë arrestuar tre të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, dy me banim në Gjilan dhe njëri nga Komuna e Prishtinës, pasi që për të njëjtit në bazë të provave të siguruar gjatë hetimit, ekziston dyshimi se më datën 12 maj 2019 në një shitore ushqimore në rr. “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Vjedhje të rëndë”, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raport.

Përpos rastit në fjalë, njofton Policia, të dyshuarit qoftë në bashkëkryerje ose veç e veç dyshohet se kanë kryer edhe katër vepra tjera penale Tri raste “Vjedhje” dhe një rast “Prezantim i rremë si person zyrtar” si (zyrtar policor) për të cilat vepra po ashtu janë siguruar prova të qëndrueshme tek të cilat mbështetën dyshimet.

“Te njëri nga të dyshimtit gjatë kontrollit është gjetur një qese me substancë narkotike 47 gramë ku në bazë të testit fushor ka rezultuar të jetë mariuhanë. Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit dhe të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rastet po hetohen veç e veç”, thuhet në raport.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinëTopLajm

Flash Lajme

Më të lexuarat