Bytyqi foli për angazhimet e MAShT për një arsim cilësor, si dhe sfidat dhe rëndësinë e edukimit e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, si kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sonë.

Ministri i Arsimit theksoi se, duke iu referuar modelit social, politikat arsimore janë orientuar drejt arsimit gjithëpërfshirës, ku përfshirja nuk shihet vetëm si një tregim nëpër shkolla, por një përvojë e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe reformim dhe bashkëpunim i gjithë shoqërisë në ndihmë të kësaj kategorie.

“Ne jemi të përkushtuar që, jo vetëm të ndërtojmë politika, por t’i zbatojmë ato në praktikë dhe kjo kategori e veçantë ta ndjejë rëndësinë e këtyre politikave në edukimin e tyre çdo ditë ”, tha ministri Bytyqi.

Më tej, ministri theksoi se janë të vetëdijshëm për sfidat që ka ky komunitet, të cilat nuk janë të lehta pasi që ka shumë barriera për të zhvilluar mundësitë për kushte të barabarta për këtë kategori.

Por, ai tha se tash është dëshmuar që arsimi ka thyer çdo barrierë dhe për këtë janë të përkushtuar si Ministri dhe në bashkëpunim me partnerët, që çdo barrierë e cila krijohet për personat me nevoja të veçanta ta thyejmë e të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë.
Bytyqi ka falënderuar UNICEF-in dhe të gjithë partnerët tjerë në arsim, që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, e në veçanti arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat