Ndërsa, çmimi tjetër vjetor për vepër komertale për vitin 2018 i është ndarë, Ardian Halimit për veprën “Inside-out”.

Ministri i këtij dikasteri, Kujtim Gashi u shpreh se ndarja e këtyre çmimeve nuk e shpaguan mundin e madh që këta artistë kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre.

Mirëpo është sado pak një motivim shtesë për ta.


“Jemi shumë të vetëdijshëm që me këto çmime, me këto pagesa dhe shpërblime që iu japim nuk e shpaguajmë atë punën dhe mundin e madh që e bëni. Megjithatë është një motivim për punë shtesë dhe angazhim. Të njëjtën kohë është një shenjë falënderimi për punën dhe kontributin e juaj. Në bazë të propozimeve të juaja dhe ne kemi marr vendimin që zotëri Rexhep Munishi t’i takon çmimi ‘Niketë Dardani’ dhe zotëri Ardian Halimi çmimi vjetor”, tha ministri Gashi.


Entomuzikolgu Rexhep Munishi, u shpreh falënderues ndaj këtij veprimi duke theksuar se do të jetë një motivim shtesë për të.

“Ky komision çmoi punën time dhe angazhimin tim dhe miratoj propozimin e propozuesve dhe ndau çmimin kombëtar për vepër jetësore më ndau mua këtë vit”, tha Munishi.

Kurse, juristi i këtyre veprave Zeqirja Ballata duke arsyetuar këtë vendim për ndarje të çmimeve tha se veprimtaria e tyre artistike ka bërë që të marrin këtë vendim për shpërblim./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All