Përshëndetje psikologe,

Desha të di nëse është e mundur të më përgjigjeni në lidhje me djalin tim i cili është 23 vjeç dhe nuk dëshiron apo nuk mundohet fare për të filluar një punë.

Si duhet të veproj me të apo si mund ta ndihmojë. Çfarë po ndodh me të. Ju falënderoj!

 Psikologia përgjigjet:

Përshëndetje! Ju falënderoj për letrën tuaj!

Në lidhje me shqetësimin tuaj do të shprehesha se: të rinjtë kalojnë  një periudhë konfuzioni ata nuk mund të gjejnë kënaqësinë në studim dhe as në punë. Nuk ka vizion për të ardhmen nëse nuk bën përpjekje për të punuar.

Në fakt, nga pikëpamja sociale, të  rinjtë pa stimuj përfundojnë duke u bërë pasiv, të rehatshëm dhe të mirëmbajtur nga prindërit e tyre. Prindërit që ankohen janë ata që e shkaktuan këtë situatë, duke i mbrojtur ata që nga lindja. Këta të rinj nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe nuk kanë aftësi të merren me veten e tyre.

Në përgjithësi, të  rinjtë me këtë problem mendojnë se nuk mund ta bëjnë këtë vetëm në jetë. Ata kanë frikë të përballen me të ardhmen e tyre dhe për këtë arsye ata heqin dorë përballë vështirësive. Për më tepër, pasi janë mësuar me faktin se prindërit zgjidhin problemet e tyre.

Unë do të mendoja t’u thosha se duhet t’i saktësoni detyrimet që ai ka, ta bëni më të vetëdijshëm për situatën e tij duke i lënë të kuptoj vet se mbështetja juaj nuk do të jetë gjithmonë apo ndoshta ka ardhur momenti që të shkëputeni nga suporti që i jepni. Mendoj se kjo është një gjë e mirë pa e lënduar dhe pa u konfliktuar .

Nëse ju do të keni probleme apo nuk do të mund të bëni diçka, kërkoni ndihmën e një psikologu . Ju falënderoj, ditë të mbarë./dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All