Përshëndetje e nderuar psikologe!

Unë qe ju shkruaj jam nëna e një djali 12 -vjecar, nga Tirana. Kam filluar të shqetësohem për djalin tim pasi ka disa muaj që vjen i shqetësuar në shtëpi .Kur e pyes çfarë ka,  më tregon se është grindur por jo aq sa për t’u shqetësuar më shprehet.

Unë kam frikë pasi nuk më pëlqen sjellja e tij. Kam frikë se mos ndoshta po përjeton bullizëm ashtu siç e dëgjojmë shumë kohet e fundit. Si mund ta kuptoj më mirë gjendjen e tij dhe si mund ta ndihmoj djalin tim .Ju falënderoj dhe jam duke pritur një përgjigje nga ju.

Përgjigjet psikologia:

Përshëndetje!

Ju falënderoj shumë që më drejtoheni!

Bullizmi për fat të keq ka filluar të përhapet shpejtë edhe shumë te ne. Fëmijët tanë sigurisht që kanë nevojë për ne, ndaj vëmendja duhet të jetë shumë e madhe në këto situate pasi ato ndikojnë edhe ne formimin e personalitetit të fëmijës.

Përveç sinjaleve të jashtme, ekzistojnë edhe sinjale fiziologjike si mungesa e energjisë, problemet e gjumit, ndryshimet në zakonet e ngrënies dhe sinjalet e sjelljes: kontrolli obsesiv i celularëve, kompjuterëve, tabletave etj.. Në shkollë ka shpesh një rënie të papritur të performancës, refuzim për të shkuar në shkollë, rënie në daljet me bashkëmoshatarët.

Do t’u sugjeroja që:

  • Ti thoni djalit që të mos reagojë
  • Të mblidhni sa më shumë informacione për atë që po ndodh. Nëse ngacmimet ndodhin në internet, mblidhen prova duke fotografuar, shtypur dhe kopjuar pamjet e mesazheve ofenduese.
  • Të kërkoni ndihmë ndihma e një psikoterapisti me përvojë mund të jetë e paçmueshme.

Inkurajoni fëmijën tuaj të zhvillojë miqësi jashtë sferës së shkollës dhe të marrë pjesë në aktivitete që ndihmojnë në forcimin e vetëvlerësimit dhe vetë-vetëdijës së tyre

  • Merrni pjesë në aktivitetet e shkollës për të luftuar ngacmimin.
  • Mos i nxisni ata në dhunë sepse do t’i ndërlikonit gjërat.
  • Këshillojini ata të injorojnë indiferenca është një armë për tu llogaritur.

Unë ju kuptoj qartë në shqetësimin tuaj. Ju uroj një prindërim sa më të lehtë duke ju shprehur se nuk duhen humbur asnjëherë kontaktet dhe vëmendja nga fëmija.Suksese!/dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat