Halim Kosova mjek gjinekolog, ka folur rreth rrezikut së koronavirusit dhe sa të rrezikuara janë gratë shtatëzëna.

Kosova rikonfirmoi edhe njëherë se gratë shtatzëna janë më të mbrojtura nga ky virus, por nëse shoqërohet me probleme të ndryshme si hipertensioni dhe probleme pulmonare ai mund të bëhet i rrezikshëm, çka është e kuptueshme pasi siç është thënë mjafton një problem tjetër shëndetësor dhe virusi godet dyfish.

Doktori Kosova sugjeroi se për gratë shtatzëna që kanë shenja të koronavirusit të transferohen në një repart të izoluar, sikurse pacientët e infektuar dhe stafi të jetë i mbrojtur.

Është urgjente që të caktohet një repart i izoluar ku të priten paciente shtatzëna, që kanë shenja të koronavirusit. Shërbimi t’i bëhet maksimalisht pa rrezikuar stafin dhe pacientin”, tha Kosova në një intervistë në RTV Ora.

“Në fillimet e kësaj fushate u tërhoqa që le t’ia lëmë specialistëve. Por kur koronavirusi rrezikon edhe gratë shtatzëna vendosa që të vij në studio.

Gratë shtatzëna janë të mbrojtura, kanë një imunitet karshi viruseve të ndryshme, por në rrethana të caktuara kur shtatzanisë i bashkangjiten edhe probleme si hipertensioni, këto gra janë më të rrezikuara.

Por nga studimet janë vërejtur që vetëm 1% kanë kaluar probleme të rënda.

Gruaja shtatzënë është më e mbrojtur dhe shtatzënia ka disa faza. Pyetja e parë që i lind është jam shtatzënë në tremujorin e parë a ka rrezik për fëmijën?

Deri tani nuk është vërejtur asnjë rast që virusi të konstatohet në lëngun, as tek qumshti dhe fëmijët që kanë lind nga nënat me koronavirus nuk janë infektuar.
Sigurisht që një grua shatzënë duhet të mbrohet. Edhe sikur në fillim të shoqërohet nga një temperaturë e lartë nuk jep efekte keqformuese, mund të japë dështim, por jo probleme keqformuese”, u shpreh doktor Halim Kosova.


Flash Lajme

Më të lexuarat