1- Ilaçet antivirale e bllokojnë infeksionin nga koronavirusi?

JO – Nuk evidentohen raste të tilla.

2- Tachipirina (paracetamoli) kuron infeksionin nga koronavirus?

JO – Është shumë e vlefshme në rast temperature të lartë, por nuk e kuron infeksionin nga koronavirusi.

3- Ngrënia e hudhrave mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit nga koronavirusi?

JO – Hudhra ka vlera antimikrobike por nuk ka të dhëna që parandalon prekjen nga koronavirusi.

4- Pirja e shpeshtë e ujit e lan virusin nga rrugët e frymëmarrjes duke e shtyrë atë në stomak ku më pas shkatërrohet nga aciditeti?

JO- Uji nuk e lan virusin dhe nuk shërben në parandalimin e infektimit

5- Ngrënia me tepri e portokallëve dhe limonëve e parandalon infeksionin pasi vitamina C ka një ndikim mbrojtës ndaj koronavirus?

JO – Nuk ka fakte shkencore që vërtetojnë një reagim të tillë të vitaminës C ndaj koronavirusit.

6- Ngrënia me tepri e proteinave rrit efikasitetin e sistemit tonë imunitar?

JO – Nuk ka të dhëna që rritja e dozës së rekomanduar ditore e proteinave (0,8gr. për kg në bazë të peshës trupore, nëse nuk kryejmë aktivitete të rënda fizike) ndihmon në rritjen e efikasitetit të sistemit tonë imunitar.

7- Antibiotikët e parandalojnë infeksionin nga koronavirusi i ri?

JO – Antibiotikët nuk kanë efekt ndaj viruseve dhe gjithashtu as ndaj koronavirusit.

8- Virusi Sars-CoV-2 qëndron në ajër deri në 5 metra?

JO – Nuk ekzistojnë të dhëna shkencore që e vërtetojnë një gjë të tillë.

9- Pirja e ujit apo e pijeve të ngrohta e vret këtë virus?

JO – Virusi është në gjendje të rezistojë dhe të riprodhohet në temperaturën trupore e cila është rreth 37°.

10- Koronavirusi i ri mund të transmetohet nëpërmjet pickimit të mushkonjave?

JO – Koronavirusi i ri është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që përhapet kryesisht nëpërmjet spërklave të cilat dalin nga një person i infektuar kur ai teshtin apo kollitet. Gjithashtu përhapja e tij bëhet edhe nëpërmjet pështymës apo sekrecioneve të hundës.

11- Shpëlarja rregullisht e hundës me solucione me kripe mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit nga koronavirus?

JO – Nuk ka të dhëna që provojnë se shpëlarja rregullisht e hundës me ujë dhe kripë (solucione të tilla) mund të mbrojë njerëzit nga infeksioni i koronavirus-it të ri.

12- Një lampë me rreze ultravioletë mund të vrasë koroanvirusin?

JO – Lampat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart apo pjesë të tjera të lëkurës pasi rrezatimet UV mund të shkaktojnë irritim.


Flash Lajme

Më të lexuarat