Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore. Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor.

Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë. Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore. Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

Arrat Për Stomakun

Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin. Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija. Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak. Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Arrat Për Rënien Nga Pesha

Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin. Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature. Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Arrat Për Trurin

Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3. Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin. Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit. Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës.


Flash Lajme

Më të lexuarat