PHD. Anila Kalleshi

Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes

Shkaku nr.1 – Gjumë i pamjaftueshëm

Kjo gjë ka efekte negative në përqëndrim dhe shëndet. Për të rriturit është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë çdo natë.

E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin. Një këshillë e thjeshtë, largoni Laptopin, celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit. Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë çrregullim të gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit

Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre. Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtër e procesit të frymëmarrjes gjatë natës. Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa çaste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë. Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episode të apnesë, janë: rënia në peshë, lënia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim i pamjaftueshëm

Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënie e ushqimeve të papërshtatshme. E rëndësishme është marrja e një diete të balancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktuar nga ndjenjës së dobësisë apo lodhjes është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesit si edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në çdo vakt. Është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë.

Shkaku nr.4 : Anemia

Anemia është një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë te gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde. Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni

Depresioni nuk është thjesht një çrregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh: lodhja, dhimbja e kokës, anoreksia. Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rënë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi

Tiroideja është një gjendër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit. Kur gjendra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë. Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë.

Kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën. Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj. Zgjidhja është reduktimi gradual i konsumit të kafesë, çajit, çokollatës, dhe çdo medikamenti që përmban kafeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës]dhe rritje të ndjenjës së lodhjes .

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehta urinare

Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin. Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Shkaku nr.9: Diabeti

Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme, është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak. Në trajtimin e diabetit përfshihet: ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi

Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.Irekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujē në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.


Testi i Intolerancës

– A jeni mbipeshë? A keni dhimbje barku? A keni probleme me tretjen? Keni djegie apo fryrje stomaku?

A vuani nga gastriti? Vuani shpesh nga dhimbja kronike e kokës? A po përjetoni ankth, stres, depresion, lodhje kronike? A shfaqni mungesë përqendrimi? Alergji të lëkurës apo sinusit?

A keni çrregullime në jashtëqitje? Kohët e fundit a keni patur probleme hormonale? A keni fryrje të këmbëve dhe te duarve? Jeni shtatzanë ose kërkoni të ngelni shtatzanë dhe dëshironi fëmijë pa defekte gjenetike?

Keni femijë me çrregullim të spektrit autik? Keni anemi? Keni probleme menopauze? A keni probleme me sëmundjet reumatizmale dhe artritet?
A keni toksina në trup? Deficencë vitaminash dhe mineralesh?
A bëni gjumë jo te qetë? A keni luhatje të humorit apo emocioneve?

Bëj testin e Intolerancës Ushqimore, zgjidh problemin e shëndetit vetëm me ushqim. Testi bëhet përmes fijeve të flokut, ku analizohet deri në ADN rrënja e tij, duke zbuluar ushqimet intolerante dhe problemet shëndetësore. Mund ta kryejë çdo person, që nga fëmijët pas lindjes dhe pa limit moshe, tejet i rekomanduar për shtatzanat.

* Nëpërmjet Testit të Intolerancës Ushqimore në ADN per 600 lloje ushqimesh dhe testin gjenetik, ju do te merrni zgjidhjen e nje sërë problemesh e shoqëruar kjo dhe me dietën përkatëse të personalizuar.

Vitamina A dhe beta karotene

– Sjellin këto benefite në trup: rritje, shikim, inde të shëndetshme, lëkurë, flokë, dhe rezistente ndaj infeksioneve.
-RDA-ja dhe burimet më të mira ushqimore: 5000 IU- qumështi, gjalpi, vezët, mëlçia, perimet e verdha dhe jeshile
-Nutrientët sinergjitikë (që punojnë me të): Niacina, C,D,E, acidi pantotenik, zink.
-Simptomat e defiçensës: Probleme me shikimin gjatë natës, kruarje, lëkurë e thatë, humbje të ndjeshmërisë së shijes.
-Interaksione negative: Alkool, kafe, kortizone, vajëra minerale, nitrate.

EFEKTET NË SHËNDET NËSE HANI DARKË VONË

Pse nuk duhet të hani vonë në darkë sipas shkencës

Përpos pjesës që mund të shtoni në peshë, një studim i ri ka sugjeruar që të hani vonë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundjet e zemrës. Studiuesit nga “Perelman School of Medicine” në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan qe të hani vonë, mund të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës, të cilat dyja njihen se shkaktojnë tipin 2 të diabetit. Gjithashtu ata gjetën prova që matja e dobët e vakteve mund të ndikojë gjithashtu te nivelet e kolesterolit, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundje zemre ose të vuajnë nga një sulm në zemër. Studiuesit i kërkuan 9 të rriturve me një peshë të shëndetshme të hanin 3 vakte dhe dy vakte të ndërmjetme ndërmjet orës 8 dhe 7 për 8 javë dhe më pas i kërkuan të njëjtëve, por ndërmjet mesditës dhe orës 11 për 8 javë të tjera. Për të kontrolluar gjumin, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të flinin ndërmjet orës 11 dhe 9 për të dyja 8 javët. Ata zbuluan që kur pjesëmarrësit hanin vonë në darkë jo vetëm që shtonin në peshë, por gjithashtu rrisnin nivelet e insulinës, glukozës dhe kolesterolit. Ata gjithashtu zbuluan që gjatë 8 javëve të para gjatë ditës, pjesëmarrësit prodhonin një hormon i cili stimulonte oreksin dhe i bënte që të ishin më të ngopur për një kohë të gjatë. Namni Goel, autori drejtues i studimit tha: “Provat e hershme, në të cilat kontrolli i gjumit jep një tablo për benefitet e të ngrënit herët . “Të hani vonë mund të promovojë një profil negativ të peshës, energjisë dhe treguesve hormonalë -si glukoza dhe insulina e lartë, të cilat implikohen në diabet, kolesterol, trigliceride, të cilat lidhen me problemet kardiovaskulare dhe gjendje të tjera shëndetësore”. Nuk është hera e parë që një studim ka treguar që të hani vonë mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Më poshtë do të gjeni 5 arsye pse jo:

-Mund të ndikojë në memorien tuaj

Sipas studiuesve amerikanë, të hani vakte të ndërmjetme natën vonë mund të ndikojë në memorien tuaj. Studimi, nga Universiteti i Kalifornisë, zbuloi që të hani në orë të parregullta-si vonë në darkë -ka potencialin të ndikojë në funksionet njohëse. Në një periudhë prej dy javësh, studiuesit ushqyen një grup minjsh gjatë ditës, ndërsa grupi tjetër gjatë natës. Më pas testuan aftësitë e minjve për të njohur objektet e reja. Minjtë me zakone ushqimore të parregullta treguan një aftësi më të dobët për të njohur objektet e reja sesa minjtë që vazhdonin të hanin si gjithmonë. Gjithashtu zbuluan që aftësia për të krijuar memorie afatgjatë u dëmtua te minjtë që ushqeheshin gjatë ditës.

-Ju bën që të keni ëndrra të çuditshme
Në 2015, dy psikologë kanadezë investiguan nëse zakonet ushqimore të njerëzve mund të kenë një impakt negativ në ëndrrat e tyre. Tore Nielsen dhe Rusell Powell u kërkuan rreth 400 studentëve universitarë për të plotësuar një pyetësor për dietën, gjumin dhe ëndrrat dhe zbuluan që rreth 18% e tyre besonin që ushqimi kishte aftësinë të sillte ëndrra shqetësuese. Krahas saj, të hani më së shumti ushqime të tilla (si produkte bulmeti dhe vakte pikante), Nielsen dhe Powell zbuluan që mund të bëheshin shkak për ëndrra konfuze. Kjo besohej për shkak se vaktet e ndërmjetme natën vonë mund të conin në parehati gastrointestinale të cilat çonin në vështirësi të gjumit.

-Rrit rrezikun për sulm në zemër

Ekspertët zbuluan që të hani darkë pas orës 7 mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sulm në zemër. Studiuesit nga “Dokuz Eylül University” studiuan më shumë se 700 të rritur me presion të lartë gjaku për të zbuluar nëse oraret e ndryshme të ngrënies kishin ndryshim te shëndeti i tyre. Ata zbuluan që të hani darkë vonë kishte një impakt në presionin e gjakut gjatë natës, ndërkohë që të hani dy orë para se të shkoni në shtrat sillte akoma dhe më shumë dëmtim. 24.2% e atyre që hanin darkë dy orë përpara se të shkonin në shtrat vuanin nga presioni i lartë i gjakut, krahasuar me 14.2% që hanin darkë më përpara. Dr Ebru Özpelit, profesori në universitet tha: “Duhet të vendosim frekuencën ideale të vakteve sepse mënyra sesi hamë mund të jetë po aq e rëndësishme se ajo çfarë hamë. Të hamë mëngjes është thelbësore, dhe të mos e shmangim drekën. Duhet të konsumojmë një darkë të vogël, jo më vonë se ora 7.

-Krijon acidin refluks

Sipas ekspertëve, të hani vonë gjatë natës dhe të flini menjëherë pas konsumimit të ushqimit është një faktor kyç që kontribuon te acidi refluks. Sepse stomaku juaj merr disa orë të boshatiset pas një vakti, mjeku Jamie Koufman thotë që kur ju flini, lejon acidin të ndikojë në stomakun tuaj, të shkojë në ekzofag e të çojë në shfaqjen e acidit refluks.

-Ju bën më të uritur ditën tjetër
Të hani vonë në darkë mund t’ju bëjë më të uritur ditën tjetër se zakonisht falë insulinës që pankreasi juaj çliron pas një vakti. Kjo më pas prodhon shumë glukozë e cila nxit një hormon të quajtur “ghrelin”, përgjegjës për nxitjen e urisë. Ghrelina zakonisht përdor “argjerim” natyral ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 8 të darkës për të rikuperuar veten, duke siguruar që të keni nivele normale uritjeje në mëngjes. Megjithatë nëse hani vakte të ndërmjetme vonë gjatë darkës, cikli do të jetë i çrregullt dhe do të ndiheni më të uritur se zakonisht, duke çuar në shtim në peshë.

Hiqni 3 Kilogram për vetëm 5 ditë

Humbja e kilogrameve disa herë është shumë rigoroze dhe shoqërohet me ushqim jo të shijshëm. Ju prezantojmë një dietë e cila ju mundëson që të humbni deri në 3 kilogram në vetëm 5 ditë. Njëkohësisht kjo dietë do t’ju ndihmojë që të fitoni edhe një ngjyrë të shëndetshme për lëkurën tuaj. Kjo dietë përbëhet kryesisht nga ushqime të ëmbla dhe mbahen nga 3 deri në 5 ditë. Me këtë dietë pastrohet organizmi nga lëndët toksike, lehtësoni stomakun nga ushqimet e rënda dhe në këte mënyrë ulni lëngjet e tepërta nga trupi. Dieta bazohet në produktet e qumështit dhe frutat, të cilat nuk janë shumë të rënda për organizmin. Ofrohen dy alternativa për secilën , dhe ju zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë. Me këtë i ofrohet organizmit një ushqim i balancuar, ku kombinimi i mjaltit me produktet e qumështit dhe frutat, jep edhe energjinë e nevojshme për të kryer aktivitetet e përditshme normalisht dhe ju nuk do të ndjeni fare lodhjen.

Mëngjesi
Lëng portokalli i shtrydhur, të cilit i shtohet një lugë uthull molle dhe mjaltë. Ky lëng duhet të konsumohet kur stomaku është i zbrazur. Këtë mund që ta zëvendësoni me një frape që përbëhet nga 200 gram luleshtrydhe, 100 ml kos, një lugë kakao dhe një lugë mjaltë.

Dreka
Sallatë frutash (e cila nuk duhet të përmbajë banane) dhe djath, 100 ml kos, një lugë kakao pluhur dhe një lugë mjaltë.

Pasdite
Pasdite mund të konsumoni një SHAKE që përmban portokall, kos me përqindje të ulët yndyre dhe një lugë mjaltë.

Darka
Në mbrëmje mund të zgjidhni dy banane dhe pak mjaltë ose 200 gram djath lope të përzier me 100 ml kos, kumbulla të thata dhe mjaltë.

Për një gjum të rehatshëm, para se të flini konsumoni nje gotë qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë.

Siç e shikoni kjo dietë ju mundëson që të ushqeheni deri në 5 herë në ditë, dhe mendoj se nuk është e rëndë për t’u mbajtur. Të paktën ia vlen ta provoni nëse dëshironi të dobësoheni shpejt dhe pak. Mund të mbahen vetëm një herë brenda 1 muaji.

EFEKTET NË SHËNDET NËSE HANI DARKË VONË

Pse nuk duhet të hani vonë në darkë sipas shkencës

Përpos pjesës që mund të shtoni në peshë, një studim i ri ka sugjeruar që të hani vonë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundjet e zemrës. Studiuesit nga “Perelman School of Medicine” në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan qe të hani vonë, mund të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës, të cilat dyja njihen se shkaktojnë tipin 2 të diabetit. Gjithashtu ata gjetën prova që matja e dobët e vakteve mund të ndikojë gjithashtu te nivelet e kolesterolit, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundje zemre ose të vuajnë nga një sulm në zemër. Studiuesit i kërkuan 9 të rriturve me një peshë të shëndetshme të hanin 3 vakte dhe dy vakte të ndërmjetme ndërmjet orës 8 dhe 7 për 8 javë dhe më pas i kërkuan të njëjtëve, por ndërmjet mesditës dhe orës 11 për 8 javë të tjera. Për të kontrolluar gjumin, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të flinin ndërmjet orës 11 dhe 9 për të dyja 8 javët. Ata zbuluan që kur pjesëmarrësit hanin vonë në darkë jo vetëm që shtonin në peshë, por gjithashtu rrisnin nivelet e insulinës, glukozës dhe kolesterolit. Ata gjithashtu zbuluan që gjatë 8 javëve të para gjatë ditës, pjesëmarrësit prodhonin një hormon i cili stimulonte oreksin dhe i bënte që të ishin më të ngopur për një kohë të gjatë. Namni Goel, autori drejtues i studimit tha: “Provat e hershme, në të cilat kontrolli i gjumit jep një tablo për benefitet e të ngrënit herët . “Të hani vonë mund të promovojë një profil negativ të peshës, energjisë dhe treguesve hormonalë -si glukoza dhe insulina e lartë, të cilat implikohen në diabet, kolesterol, trigliceride, të cilat lidhen me problemet kardiovaskulare dhe gjendje të tjera shëndetësore”. Nuk është hera e parë që një studim ka treguar që të hani vonë mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Më poshtë do të gjeni 5 arsye pse jo:

-Mund të ndikojë në memorien tuaj

Sipas studiuesve amerikanë, të hani vakte të ndërmjetme natën vonë mund të ndikojë në memorien tuaj. Studimi, nga Universiteti i Kalifornisë, zbuloi që të hani në orë të parregullta-si vonë në darkë -ka potencialin të ndikojë në funksionet njohëse. Në një periudhë prej dy javësh, studiuesit ushqyen një grup minjsh gjatë ditës, ndërsa grupi tjetër gjatë natës. Më pas testuan aftësitë e minjve për të njohur objektet e reja. Minjtë me zakone ushqimore të parregullta treguan një aftësi më të dobët për të njohur objektet e reja sesa minjtë që vazhdonin të hanin si gjithmonë. Gjithashtu zbuluan që aftësia për të krijuar memorie afatgjatë u dëmtua te minjtë që ushqeheshin gjatë ditës.

-Ju bën që të keni ëndrra të çuditshme
Në 2015, dy psikologë kanadezë investiguan nëse zakonet ushqimore të njerëzve mund të kenë një impakt negativ në ëndrrat e tyre. Tore Nielsen dhe Rusell Powell u kërkuan rreth 400 studentëve universitarë për të plotësuar një pyetësor për dietën, gjumin dhe ëndrrat dhe zbuluan që rreth 18% e tyre besonin që ushqimi kishte aftësinë të sillte ëndrra shqetësuese. Krahas saj, të hani më së shumti ushqime të tilla (si produkte bulmeti dhe vakte pikante), Nielsen dhe Powell zbuluan që mund të bëheshin shkak për ëndrra konfuze. Kjo besohej për shkak se vaktet e ndërmjetme natën vonë mund të conin në parehati gastrointestinale të cilat çonin në vështirësi të gjumit.

-Rrit rrezikun për sulm në zemër

Ekspertët zbuluan që të hani darkë pas orës 7 mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sulm në zemër. Studiuesit nga “Dokuz Eylül University” studiuan më shumë se 700 të rritur me presion të lartë gjaku për të zbuluar nëse oraret e ndryshme të ngrënies kishin ndryshim te shëndeti i tyre. Ata zbuluan që të hani darkë vonë kishte një impakt në presionin e gjakut gjatë natës, ndërkohë që të hani dy orë para se të shkoni në shtrat sillte akoma dhe më shumë dëmtim. 24.2% e atyre që hanin darkë dy orë përpara se të shkonin në shtrat vuanin nga presioni i lartë i gjakut, krahasuar me 14.2% që hanin darkë më përpara. Dr Ebru Özpelit, profesori në universitet tha: “Duhet të vendosim frekuencën ideale të vakteve sepse mënyra sesi hamë mund të jetë po aq e rëndësishme se ajo çfarë hamë. Të hamë mëngjes është thelbësore, dhe të mos e shmangim drekën. Duhet të konsumojmë një darkë të vogël, jo më vonë se ora 7.

-Krijon acidin refluks

Sipas ekspertëve, të hani vonë gjatë natës dhe të flini menjëherë pas konsumimit të ushqimit është një faktor kyç që kontribuon te acidi refluks. Sepse stomaku juaj merr disa orë të boshatiset pas një vakti, mjeku Jamie Koufman thotë që kur ju flini, lejon acidin të ndikojë në stomakun tuaj, të shkojë në ekzofag e të çojë në shfaqjen e acidit refluks.

-Ju bën më të uritur ditën tjetër
Të hani vonë në darkë mund t’ju bëjë më të uritur ditën tjetër se zakonisht falë insulinës që pankreasi juaj çliron pas një vakti. Kjo më pas prodhon shumë glukozë e cila nxit një hormon të quajtur “ghrelin”, përgjegjës për nxitjen e urisë. Ghrelina zakonisht përdor “argjerim” natyral ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 8 të darkës për të rikuperuar veten, duke siguruar që të keni nivele normale uritjeje në mëngjes. Megjithatë nëse hani vakte të ndërmjetme vonë gjatë darkës, cikli do të jetë i çrregullt dhe do të ndiheni më të uritur se zakonisht, duke çuar në shtim në peshë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All