Dy studime të reja sugjerojnë se njerëzit me grupin e gjakut zero mund të jenë në një rrezik më të ulët nga prekja me Covid-19 dhe kanë një gjasë të zvogëluar për t’u sëmurë rëndë.

Të dy studimet ofrojnë prova të mëtejshme se grupi i gjakut mund të luajë një rol kryesor në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe shansin e tyre për të pasur një periudhë të rëndë të sëmundjes.

Hulumtimi i parë i bërë në Danimarkë në 473.654 njerëz të cilët u testuan për Covid-19 midis shkurtit dhe korrikut zbuluan se vetëm 7.422 teste me grupin e gjakut zero dolën pozitiv. Edhe pse midis një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar për Covid-19, grupi i gjakut përbënte 41.7 për qind të popullsisë. Në të kundërt, 44.4 për qind e tipit A rezultoi pozitiv, ndërsa në popullatën më të gjerë daneze ai grup gjaku përbën 42.4%.

”Grupi i gjakut zero është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me ndjeshmërinë e zvogëluar ndaj infeksionit SARS-CoV-2”, shkruajnë autorët e studimit që do të thotë se njerëzit me gjak të tipit zero duket se kishin më pak gjasa të infektoheshin.

Studimi tjetër i kryer në Kanada tregon rezultate të ngjashme. Nga 95 pacientë të sëmurë kritikë me Covid-19, një përqindje më e lartë me grupin e gjakut A ose AB – 84 për qind – kërkonte ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut O ose B, i cili ishte 61 për qind. Studimi zbuloi gjithashtu se ata me gjak të tipit A ose AB kishin një qëndrim mesatar në njësinë e kujdesit intensiv prej 13.5 ditësh, krahasuar me 9 ditë për ata me tip zero ose B.


Flash Lajme

Më të lexuarat