Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Ekzema mund të zhvillohet si në fëmijëri ashtu edhe në moshën e rritur. Ekzema është një  gjendje e lëkurës cila mund të shkaktojë acarim dhe shenja në lëkurë.

Mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë, si për shembull nga: stresi, ngërnia e ushqimeve të pashëndetshme, alergji ushqimore, ilaçe etj.

Këtu janë disa ‘mjekime natyrale’  me të cilat mund të përpiqeni të kuroni ose parandaloni ekzemën:

  • Eleminoni qumështin e pasterizuar nga dieta juaj. Zgjidhni ushqime pa qumësht, si lakër turshi dhe ushqime të tjera të fermentuara. Bulmeti mund të shkaktojë alergjie ose ekzemë.
  • Përdorni Aloe Vera dhe Avocado direkt në lëkurë. Kjo përzierje mund të shëroj lëkurën
  • Hiqni vajrat e pashëndetshëm në dietën tuaj. Përpiquni të përdorni vajra organikë të shëndetshëm si: vaji i kokosit ekstra të virgjër, vaj hudhre dhe vaj ulliri. Vajrat jo të shëndetshëm mund të shkaktojnë agravim të puçrrave.
  • Përdorni alternativa të ushqimit që prodhon acid. Hani fruta, perime, barishte , me mish pule , viçi dhe arra. Ndryshoni dietën tuaj për mirë dhe shikoni nëse ka ndonjë përmirësim të kushteve të lëkurës.
  • Shmangni ushqimet e përpunuara, zgjidhni sallata, perime me avull, fruta dhe smoothie të freskëta.
  • Merrni suplemente probiotike.
  • Hani ushqime që janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 si: salmoni, arrat, farat e kërpit, Chia dhe skumbri. Yndyrnat Omega 3 janë të shkëlqyera për lehtësimin e simptomave të ekzemës.
  • Pini lëngje të shëndetshme dhe jeshile. Krijoni lëngje me selino, majdanoz dhe xhenxhefili në shtëpi.
  • Eleminoni glutenin nga dieta juaj ose zvogëloni marrjen e glutenit. Gluteni mund të shkaktojë acarim të ekzemës ose të shkaktojë shpërthime të puçrrave. Gluteni gjendet në bukë, drithëra dhe ushqime të paketuara.
  • Zvogëloni marrjen e kafeinës, përkeqëson gjendjen tuaj të lëkurës. Zgjidh lëngje të freskëta ose ujë.
  • Eleminoni stresin nga sistemi juaj. Bëni meditim ose yoga, stresi mund të shkaktojë probleme të lëkurës dhe shëndetit tuaj në përgjithësi.

Ndiqni këto këshilla për një mënyrë jetese më të shëndetshme. Shmangni ngrënien e ushqimeve që mund të shkaktojnë ekzemën dhe mos harroni të merrni vitaminat e nevojshme  minerale që ju nevojiten për një lëkurë dhe jetesë më të shëndetshme.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All