Për OBSH, ky është një reagim i natyrshëm ndaj një situate që zgjat prej kohësh, së cilës nuk i shihet fundi. Dhe rreziku më i madh është që për shkak të “lodhjes” t’i kushtojmë më pak vëmendje rregullave të sigurisë.

  • Në të gjithë Europën po rriten nivelet “e lodhjes pandemike”– tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.
  • “‘Sakrificat e mëdha’ – për të shmangur përhapjen e koronavirusit – kanë sjellë ‘kosto të jashtëzakonshme’, të cilat na kanë rraskapitur të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë apo se çfarë bëjmë”.
  • “Në të tilla rrethana, është e thjeshtë dhe e natyrshme të ndiheni apatikë, të pamotivuar dhe të lodhur” – tha Kluge në një deklaratë.

“Lockdown” i dytë, ose ndoshta jo. Izolim, alarm, kufizime të reja, numër në rritje të të infektuarve. Detyrim për të mbajtur maska edhe në ambiente të hapura. COVID-19 po na rraskapit, është e kotë ta mohojmë. Sipas sondazheve të Economist dhe YouGov, kjo paqartësi e vazhdueshme që na shoqëron prej tetë muajsh, ka shkaktuar te popullsia, në disa raste deri te 60% e të intervistuarve, atë që OBSH e quan “pandemic fatigue” (lodhje pandemike) – një lodhje globale si një reagim i natyrshëm ndaj një situate që zgjat prej shumë kohësh dhe nuk shihet drita në fund të tunelit

“Pandemic fatigue”, çfarë është lodhja nga Covid-19

“Lodhja për shkak të pandemisë – shkruan OBSH – është një përgjigje e parashikueshme dhe e natyrshme ndaj një gjendje të zgjatur krize të shëndetit publik, mbi të gjitha sepse situata e rëndë dhe përmasat e pandemisë së COVID-19 kërkuan zbatimin e masave gjithëpërfshirëse, me një ndikim të paprecedentë në përditshmërinë e të gjithëve ne, duke përfshirë edhe ata që nuk janë prekur drejtpërdrejt nga virusi” – shkruan OBSh.

Kushtojini vëmendje rregullave

Midis rreziqeve që shkaktojnë shqetësime më të mëdha në lidhje me këtë fenomen është se i ashtuquajturi “pandemic fatigue” rrezikon të na bëjë më pak të vëmendshëm ndaj rregullave anti-COVID, deri në atë pikë sa gjithnjë e më shumë njerëz mund të besojnë gabimisht se kufizimet janë shumë të shtrenjta për t’u paguar krahasuar me rrezikun që paraqet sëmundja.

Dokumenti i OBSH

Për këtë, OBSH publikoi një dokument, të porositur nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, me udhëzime të reja për të tërhequr sërish vëmendjen e popullatës për respektimin e rregullave. “Sondazhet – shkruan OBSH – konfirmojnë që pjesa më e madhe e popullsisë mbështet përgjigjet kombëtare ndaj COVID-19, e cila është e jashtëzakonshme pas thuajse një viti lockdown dhe kufizime, por lodhja i bën fushatat e mëparshme të ndërgjegjësimit, më pak efikase”.

Këshilla qeverive: Jini më të qartë

Brenda dokumentit të OBSH, në mesin e shumë dispozitave, është e këshilla, drejtuar qeverive, që të përpiqen të jenë më të qarta, të mundohen të kuptojnë më shumë qytetarët, për të shmangur zemërimin dhe frustrimin dhe të marrin masa të thjeshta, të cilat të lejojnë gjithsesi të jetosh jetën, pa i bërë punët e përditshme shumë komplekse./monitor


Flash Lajme

Më të lexuarat