Pasi rastet e para të COVID-19 u identifikuan në Wuhan, Kinë, në Dhjetor 2019, ekspertët shëndetësorë janë përpjekur të përcaktojnë pse saktësisht virusi shfaq simptoma më të rënda tek disa pacientë dhe më të lehta tek të tjerët.

Gjatë muajve të fundit, ata kanë përcaktuar një sërë faktorësh rreziku, duke filluar nga mosha tek shëndeti i zemrës. Tani, sipas studiuesve nga NHS dhe Imperial College London, edhe diabeti tip 2, forma më e zakonshme, ndikon që njerëzit të kenë më shumë gjasa të vdesin sesa ata që nuk vuajnë nga diabeti.

Ata me diabet tip 1 – forma autoimune e diabetit – kanë më shumë se tre herë e gjysmë më shumë gjasa se të tjerët që të vdesin. Në total, studiuesit zbuluan se një e treta e të gjitha vdekjeve nga COVID-19 kanë një gjë të përbashkët, diabetin.

Disa persona me sëmundje kardiovaskulare apo diabet, të cilët rrjedhimisht kanë përqindje të lartë kolesteroli, janë më të predispozuar për t’u prekur nga Coronavirus.

Covidi arrin të ngjitet në molekulat e kolesterolit teksa ndodhen së bashku në receptorët e qelizave të quajtur SR-B1 dhe në këtë mënyrë sjell rëndimin e gjendjes shëndetësore.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All