Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Kistet Bartholin ndodhen në secilën anë të hapjes vaginale. Këto gjëndra sekretojnë lëng që ndihmojnë në vajosjen e vaginës.

Ndonjëherë hapjet e këtyre gjëndrave bllokohen, duke bërë që lëngu të rikthehet në gjendër.

Rezultati është ënjtje relativisht pa dhimbje e njohur ndyrshe si gjëndra ose kisti Bartholin. Nëse lëngu brenda kistit infektohet, mund të zhvillohet një absest i infektuar dhe i përflakur.

Kisti Bartholin është i zakonshëm dhe trajtimi i tij varet nga madhësia, sa i dhimbshëm dhe sa i infektuar është kisti.

Në disa raste mund të trajtohet në shtëpi, në raste të tjera, është ë domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Në rast infeksioni janë të domosdoshëm antibiotikët.

Simptomat e kistit Bartholin

Në rast se kisti rritet mund të ndjeni një gungë ose masë afër hapjes vaginale. Infeksioni i plotë i kistit mund të ndodhë brenda disa ditës. Nëse kisti infektohet ju mund të ndjeni disa simptoma, të tilla si:

  • Gungë e butë dhe e dhimbshme pranë hapjes vaginale
  • Siklet gjatë ecjes ose uljes
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Ethe
  • Kisti zakonisht shfaqet vetëm në njërën anë të hapjes vaginale

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Nëse kisti nuk përmirësohet brenda 2-3 ditësh, në kushte shtëpiake (duhet të laheni shumë shpesh me ujë të ngrohtë dhe të mbani higjenë të pastër) atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Duhet të shkoni patjetër tek mjeku edhe nëse dhimbja është e fortë dhe kisti është i infektuar.

Shkaqet

Mjekët besojnë se shkaku i kistit të Bartholinit është një rezervë e lëngut. Lëngu mund të grumbullohet kur bllokohet hapja e gjendrës duke shkaktuar kështu infeksion. Numri i lartë i baktereve mund të shkaktojnë infeksionin, të tilla si Escherichia coli (E. coli) dhe bakteret që shkaktojnë infeksione seksualisht të transmetueshme si gonorrea dhe klamidia.

Komplikimet

Kisti Bartholin edhe pas trajtimit mund të përsëritet dhe të rikërkojë trajtim.

Parandalimi

Nuk ka asnjë mënyrë për parandalimin e kistit Bartholin. Sidoqoftë, praktikat më të sigurta të marrdhënieve seksuale dhe zakonet më të mira higjenike mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit dhe formimin e kistit.

Burimi: Majo Clinic


Flash Lajme

Më të lexuarat