“Shumë shpejt” Dy emrat e njohur të skenës muzikore, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani lidhjen e tyre shumëvjeçare e kanë kurorëzuar edhe zyrtarisht me martesë më 7 maj. Të dy publikuan fotografi nga ceremonia që u organizua në Maldive.

Por, kjo nuk është e gjitha. Përgjigja që këngëtari i njohur i dha rokerit Renis Gjoka, lë të nënkuptohet se çifti i njohur i estradës do të organizojnë dasmë shqiptare. “Urime! Kur do e djegim?” ishte komenti i Renisit, ndërsa artisti shqiptar iu përgjigj “shumë shpejt”, transmeton rtv21.tv

Albani dhe Miriami më 28 nëntor të vitit 2015 u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli./21Media


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All