Dafina Zeqiri përpara pak ditësh solli për të gjithë fansat e saj këngën e re e titulluar “La Reina”, e cila sigurisht rezultoi goxha i suksesshëm. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin edhe skenat nga videoklipi, për të cilat duket se këngëtarja kishte punuar për një kohë të gjatë për t’i sjellë përpara publikut.



Në të shohim plot skena “të nxehta” nga vaska e mbushur me ‘cornflex’, Dafina që përtyp një zinxhir floriri dhe ajo që tërhoqi gjithashtu vëmendje ishte edhe skena e fundit përpara pasqyrës.

Në të këngëtarja shihet me një fustan rrëzëllues që ekspozon format e saj. Ndërkohë një komentues i ka shkruar për këtë stil se: “Si Cher dukesh”.

Cher është një nga ikonat e muzikës dhe aktrimit në vitet ’60-’70, e cila njihet për standardin dhe revolucionin që solli për fuqizimin e gruas dhe rolit të saj në shoqëri. Dafina pa asnjë hezitim e ka pranuar: “Faleminderit! Është e dukshme që nga ajo jam frymëzuar”.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All