Youtube bllokoi pak minuta më parë videon e këngës “Qikat” nga Rina dhe Adelina.

Fansat dërguan në inbox-in e “IconStyle” njoftimin e platformës së videove e cila, kur dikush tenton të hapet videoja e bashkëpunimit Rina- Adelina, shkruan se videoja përmban material me të drejta kopjimi të “TV Klan”.

Bllokimi ndodhi pak orë pas transmetimit të intervistës së Rina Balajt tek emisioni “Rudina”, ku u transmetua gjithashtu kënga “Qikat”.

Siç duket, “Klan” e ka shenjuar videon e intervistës në Youtube si video me copyright nga Klan, diçka e zakonshme për videot e emisioneve televizive.

Mirëpo siç duket, nuk ka patur një rakordim me kanalin zyrtar të “On Records” në mënyrë që përdorimi i “Qikat” të mos shkaktojë probleme nëse përdoret në video të tjera.

Kështu, Youtube bllokon automatikisht video të tjera ku gjendet materiali i klipit “Qikat”, madje edhe videon zyrtare me 3,4 milion klikime, të ngarkuar në kanalin zyrtar të “On Records” që menaxhon Rinën.


Flash Lajme

Më të lexuarat