Moderatorja Kiara Tito ndodhet me pushime në bregdet. Ajo ka postuar një foto nga shezlongu, por një detaj që jo të gjithë mund të venë re, Ermal Mamaqi e ka pikasur.

Në shezlongun plot me jastëkë të bardhë Kiara Tito me këmbët gjith pluhur është pozicionuar me shpinë, duke i rënë në pah këmbët e pista. Kaq është dashur që moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi ta vërë në lojë moderatoren bukuroshe, duke nxitur një lumë komentesh në rrjetë.

” Ku shkon me ato këmbëëëëë. Sa lavaaaaa,”- shkruan Ermal Mamaqi në foton e moderatores.


Flash Lajme

Më të lexuarat