Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, ditën e djeshme u bë kryefjala e portaleve. Ajo u sulmua nga fansat, për veshjen që kishte përzgjedhur për një koncert në Skënderaj. Gjatë performancës së saj, Fjolla kishte veshur një palë body të zeza me thekë të argjendta.

Kritikat erdhën pasi në koncert kishte të pranishëm edhe fëmijë.


Ndërkohë si në çdo debat, palët janë kundër dhe pro. Edhe disa prej kolegëve nuk e kanë mbështetur Fjollën. Ndërsa gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, me anë të dy statuseve në facebook, u shpreh e indinjuar për të gjithë ata prindër që në orën dy të natës, kishin marrë fëmijët në koncert.

“Mama te indinjuara per Fjollen qe kendoi e veshur me body ne koncert, nje pyetje kam per ju;
Fjolla, kalamajte e vet i kishte ne shtepine e saj, ne gjume.
Kalamajte tuaj, ca dreqin duan ne 23.00 te nates, ne mes te sheshit duke pare Fjollen? A mos valle duhej te kishin ngrene darken dhe te ishin ne gjume kalameqerit tuaj gjithashtu”, shkruan Fatma në statusin e parë.

Më pas ajo shprehet se fëmijët nuk mund të edukohen as nga Fjolla as nga Noizy. Përgjegjësinë për ta e kanë vetëm prindërit.

“Mamallare dhe baballare te dashur, kalamajte i beni ju, i rrisni ju, i edukoni ju.
Jane PERGJEGJESI e juaja, as e gjysherve, as e komshijve, as e Nojzerave, as e Fjollerave. Boll ja veshet gabimet e prinderimit kujt t’ju dali para.
Mblidhni trute kur beni femije, se nuk jane as aksesore per bukuri dhe as ndonje detyre per tu bere. Ne kete vend fatkeqesisht, shumica akoma nuk jane te ndergjegjshem qe jane prinder, lere me te lexojne, te edukohen, te prinderojne”, përfundon gazetarja./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat