Kur Meghan Markle mësoi se do të editonte revistën “British Vogue”, ajo dëshironte që të intervistonte Michelle Obamën. Si një nënë e re, Meghan thjesht duhet të fliste me Michellen për rritjen e dy vajzave të saj Malia dhe Sasha.

Kur Meghan e pyeti Michelle se çfarë ka mësuar nga prindërimi, Michelle i tha se, ndonjëherë duhet t’i lëmë gjërat të rrjedhin vetë.

“Përpiqemi sa mundemi, ka më shumë sesa mund t’i kontrollojmë,” i tha ajo Meghanit. “Si nënë, ne thjesht nuk duam që asgjë ose askush t’i lëndojë fëmijët tanë. Por jeta ka plane të tjera. Gjunjë të vrarë, rrugë me gunga dhe zemra të thyera janë pjesë e marrëveshjes.”,- tha Michelle, informon dritare.net

Michelle i pranoi Meghanit se ajo shpesh impresionohet nga disa cilësi që posedojnë vajzat e saj dhe sa të ndryshme mund të jenë.

“Ajo që më përul dhe më zemëron është rezistenca e vajzave  të mia. Në një farë mënyre, Malia dhe Sasha nuk mund të ishin kaq të ndryshme. Njëra flet lirshëm dhe shpesh, tjetra flet në mënyrën e saj. Njëra i ndan ndjenjat e saj, tjetra pëlqen t’i lërë të nënkuptohen. Asnjë qasje nuk është më e mirë apo e keqe, sepse ato janë dy gra të rritura, të zgjuara, të dhembshura dhe të pavarura, plotësisht të afta për të drejtuar jetën e tyre. Jo kush duan unë ato të jenë, apo kush doja unë  të isha në atë moshë, por kush janë ato thellë brenda vetes. Mëmësia gjithashtu  më ka mësuar që puna ime nuk është të krijoj një shteg për to, në mënyrë që të shmang fatkeqësitë e mundshme. Por përkundrazi, unë duhet të jem një vend  i sigurt dhe i qëndrueshëm për to, kur ato të dështojnë.”,- tha Michelle.

Më pas Michelle i tregoi Meghanit se dëshiron që vajzat e saj të rriten dhe të mësojnë.

“Unë u them atyre që të kërkojnë për eksperienca të reja derisa të gjejnë atë që i bën të ndihen mirë. Dhe çfarë u ndje se ishte e duhura dje, nuk është domosdoshmëri të ndihet dhe sot.  Të bëhesh kush jemi ne, është proces i vazhdueshëm.”,- tha Michelle.

Michelle ka qenë gjithmonë një mbikëqyrëse, dhe ajo pranoi se gjëja që do t’i tregonte vetes së saj, po të ishte 15-vjeçare,  ishte të qetësohej pak./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat