Sot Dukesha e Sussex feston 38-vjetorin e lindjes dhe ka marrë shumë urime. Urimi më i veçantë, pas princit Harry, ishte ai i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Çifti mbretëror zgjodhi një fotografi të bukur të tyre me Meghanin, princin Harry dhe princin Charles, e cila ishte shkrepur gjatë xhiros në Ditën e Krishtlindjeve në vitin 2018, informon dritare.net

Mbi foto çifti shkruante: “I urojmë Dukeshës së Sussex një datëlindje shumë të gëzuar!”

Meghan gjithashtu mori një mesazh publik për ditëlindje nga princi Harry në llogarinë e tyre në Instagram, Sussex Royal. Aty shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen për gruan time të mahnitshme. Faleminderit që m’u bashkove në këtë aventurë. Me dashuri H!”


Flash Lajme

Më të lexuarat