Pezullimi i Parlamentit në Britani të Madhe me kërkesë të kryeministrit Boris Johnson, ka shkaktuar reagime të forta në mbarë botën.

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram rreth situatës politike në Britani.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi ku duket kryeministri Boris Johnson dhe në pankartë shkruhet: “U prehtë në paqe demokracia britanike”.

Dua Lipa njihet edhe më herët si një person që është kundër daljes së Britanisë nga BE./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat