Të gjithë çiftet, kur kurorëzojnë dashurinë e tyre, e cilësojnë ditën e martesës si më të bukurën e më të lumturën.

Por, kur ata bëhen prindër, kuptojnë se ardhja në jetë e femijës së tyre, është vërtet dita më e bukur e jetës.

Kështu ka ndodhur dhe me aktorin e humorit, Bes Kallakun, i cili përmes një postimi në Instastory, i ka uruar Xhensila Myrtezajt, 2 vjetorin e martesës.

Ai thotë se martesa me Xhensilën, është dita e dytë më e bukur e jetës, pasi e para është lindja e vajzës së tyre, Ajkës.

“Gëzuar dy vjetorin e martesës, Xhensila Myrtezaj. Dita e dytë më e bukur, pas lindjes së Ajkës”, shkruan Besi./E.B-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat