Justin Bieber i është rikthyer sërish medieve sociale, ku u hap për jetën e tij. Në një postim super të gjatë dhe të detajuar në Instagram, këngëtari tregoi vështirësitë e arritjes së famës në një moshë të re.

Justin tregoi se nuk është rritur në një shtëpi të qëndrueshme dhe si mori gjithë vëmendjen e botës kur ishte 13 vjeç.

“A i keni vënë re statistikat e yjeve të fëmijëve dhe rezultatin e jetës së tyre?” shkroi ai. “Ekziston një presion dhe përgjegjësi për një fëmijë, truri i të cilit, emocionet, lobet frontale (vendimmarrja) nuk janë zhvilluar akoma.”

Këngëtari shkruan se, kur mbushi 18 vjeç nuk kishte asnjë aftësi në botën reale, megjithëse kishte miliona dollarë dhe çdo gjë që e donte mund ta kishte, informon dritare.net

Fillova të konsumoj droga të rënda kur isha 19 vjeç dhe abuzova me të gjitha marrëdhëniet e mia. U ktheva në një njeri të indinjuar, duke mos respektuar femrat, acarohesha shumë. U distancova nga të gjithë ata që më donin  dhe u fsheha pas guaskës të personit që isha bërë.”

Këngëtari pranoi gjithashtu edhe disa nga skandalet e tij të së kaluarës. “Deri në moshën 20-vjeçare, unë mora vendimet më të këqija që mund të marrë dikush. U ktheva nga njeriu më i dashur, në atë më qesharakun, më të tallurin, dhe personin më të urryer në botë.”,- shprehet ai.

Bieber tregoi sesi i ka arritur të gjitha dhe vlerësoi martesën e tij me modelen Hailey Baldwin, shkruan dritare.net

“Tani unë po shijoj sezonin më të mirë të jetës sime ‘martesën’, e cila është një përgjegjësi  e mahnitshme, e çmendur, e re. Ju mëson durimin, besimin, përkushtimin, mirësinë, përulësinë dhe të gjitha gjërat që të bëjnë një njeri të mirë.”,- shkroi Justin.

Ai gjithashtu shkroi disa fjalë inkurajuese për ndjekësit e tij

“I gjithë ky shkrim ishte për të thënë se, edhe sikur të gjitha shanset të jenë kundër jush, vazhdoni të luftoni. Zoti ju do! Bëni mirë sot, tregohuni të guximshëm dhe i doni njerëzit, jo sipas standardeve tuaja, por nga dashuria e përsosur e vërtetë e Zotit.”,- përfundoi ai. Në mars Justin Bieber tregoi në Instagram për luftën me shëndetin mendor, si edhe vendimin për të bërë pak pushim nga tregu muzikor.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat