Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale. Ditë për ditë, bukuroshja poston foto dhe video të vazhdueshme. Ajo po ashtu merr një numër të madh komentesh, mes të cilave vihen re dhe komentet nga këngëtari me famë botërore, Jason Derulo.

Jason ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ai ka mbushur 30 vjeç dhe ka marrë shumë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat.



Këngëtarja Morena Taraku po ashtu e ka uruar, madje publikisht. Morena ka postuar një foto në profilin e saj të ‘Instagramit’, në të cilën shihet shumë e afërt me këngëtarin, të vetëm në një shtëpi dhe me një gotë shampanje në duar. ‘Gëzuar ditëlindjen Jason’, ka shkruar ajo, si dhe ka vizatuar një zemër, që tregon se diçka mund të jetë duke ndodhur mes tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat