Me 2 shkurt të 2020, prisni një tërmet të vërtetë. Jo nuk është një fake nwes,  tashmë një lajm i  konfirmuar.  Që të mos keqkuptoheni, e kemi fjalën për tërmetin në muzikë.

Ngjarja më e rëndësishme e futbollit amerikan, Super Bowl, do të bëjë bashkë dy emra që vetëm në ëndrra mund t’i kemi menduar të performojnë së bashku: Shakira dhe Jennifer Lopez.

Lajmin e  kanë konfirmuar vetë këngëtaret në rrjetet sociale.

” Që kur kam parë Diana Ross të fluturonte në qiell në Halftime Show, kam ëndërruar që të performoj në Super Boewl. Skenën do ta ndaj me kolegen time, Shakira”.

Çfarë mund të presim nga këto dy diva të muzikës botërore? Një super shfaqje që për një orë do të marrë vëmendjen e fansave nga e gjithë bota./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All