Sot është dita e madhe për Justin Bieber dhe Hailey Baldwin. Çifti do shkojë drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Dasma e dytë e tyre nisi me një kokteil mbrëmjen e së dielës në një hotel në Bluffton, Kaliforninë e Jugut.

Në foto e siguruara nga Daily Mail, modelja dhe këngëtari shihen në një varkë duke realizuar një set fotografik. Ndërkohë në hotelin me 5 yje Montage Palmetto Bluff ata organizuan një festë me 36 miq dhe familjarë të afërt.

Mes miqve të ftuar raportohet se janë Katy Perry dhe Kendall Jenner.

Çifti u martua në një gjykatë në New York shtatorin e vitit të kaluar dhe do ripërsërisin betimet e tyre në një ceremoni fetare në një kishë të zonës ku do jenë të ftuar rreth 185 njerëz.


Flash Lajme

Më të lexuarat