Dilema më e madhe për njerëzit kur prezantohen me familjen mbretërore është çfarë të bëjnë kur takohen: të përkulen, apo thjesht të shtrëngojnë duart.

Një gjë jo shumë e zakonshme ka ndodhur në një samit botëror mbrëmjen e djeshme. Organizatorja e samitit “One Young World”, shkoi në skenë të takonte Meghan Markle-n. Ndërsa organizatorja po përkulej para saj, Meghani u nis për ta përqafuar. Ishte një përqafim informal.

Nuk ka rregulla të detyrueshme për përshëndetjen e mbretëreshës ose anëtarëve të familjes së saj, por tradita dikton që burrat duhet të përkulin kokën, ndërsa gratë thjesht të shtrëngojnë duart.

Shtrëngimi i duarve është  i pranueshëm, por përqafimi nuk është i zakonshëm./dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat