Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit“ moderatori i “Procesit Sportiv“ Eduart Manushi është pyetur nga Dembacaj për mendimin e tij mbi politikën në vend, se çfarë mendon ai për partitë politike për dështimin e negociatave.

Ai është treguar optimist, por duke i kërkuar partive politike diçka shumë të rëndësishme:

“Jo se jam optimist si natyrë por dua të bërtas fort që jetohet në këtë vend por e di çfarë do i kërkoja unë politikanëve. Jemi në programin tënd këtu në Ora News e di çfarë do i kërkoja unë politikës sepse, ka disa televisione të ndryshme si TVSh, Klan, Vision Plus, Top Chanel dhe ne jemi në luftë të vazhdueshme për audiencë me njëri-tjetrin. Kërkojmë audiencë maksimale për gjënë tonë, njëlloj si partitë politike por politika duhet të mësojë nga ne që nuk meret audienca duke gënjyer, meret duke prodhuar diçka më cilësore, se kundërshtari kaq duhet të bëjë politika.”,– ka përfunduar ai./ dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat