Anxhela Peristeri është mjaft diskrete, kur vjen puna tek jeta private e saj dhe asnjëherë nuk ka zbuluar detaje në lidhje me të. Kjo ka bërë që fansat të jenë gjithnjë kurioz në lidhje me jetën e Anxhela Peristerit.

Në një foto të fundit publikuar nga këngëtarja një komentues e ka pyetur se kur do të martohet, pasi tanimë është në fillimet e pleqërisë.

Komentet:

A të duket që të ka ardh mosha për martesë??? se femra bie më shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je në fillimet e pleqërisë”, komenton ndjekësi.

Mosha për martesë nuk vjen, por vjen njeriu i duhur për martesë. Sa për pleqërinë më beso është shumë larg meje”, i përgjigjet Anxhela.

Si ka mundësi në gjithë Shqiptari s’po të vjen asnjë i duhur mi”, i komenton sërish ndjekësi.

Se janë si puna jote ata që kanë ngelur prandaj”, ia kthen Anxhela.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All