Flori Mumajesi,  ka publikuar sot një video në instagramin  e tij, ku lançon dy projekte të reja. Por para kësaj, kantautori i njohur na tregoi një detaj që nëse nuk do ta kishte thënë vetë, askush nuk do ta vinte re.

Atij i ka dalë një byc. Kush grua shtatzënë ta ketë parë vallë Florin duke ngrënë? Epo, ky duhet të jetë mësim për herën tjetër, që të tregojë më shumë kujdes.

Por videoja e Florit, nuk ishte vetëm për t’na treguar për bycin. Këtë të diel ai e ka kaluar në studio duke punuar për dy këngët që do të publikohen së shpejti. Flori e di se baladat për të janë gjithmonë sukses, dhe se askush tjetër nuk mund ta konkurrojë. Ndaj edhe këtë herë ka projektuar dy këngë të tilla./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by (@iamflorimumajesi) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat