Këngëtari Ermal Fejzullahu, për këtë rast dhuroi 100 mijë euro, që t’iu dalë në ndihmë banorëve në nevojë.I ftuar në emisionin “Hashtag”, Ermali tregoi se kur ndodhi ky rast ishte në Amerikë dhe e priti shumë rënd këtë tragjedi.

“Kam qenë në Amerikë në kohën kur ka ndodhur kjo tragjedi. Para tre dite kam ardhë. Miku im nga Zvicra, miku im i ngushtë, një afarist shumë i suksesshëm dhe shumë human, pasi ka qindra raste që ka kontribu. Kur kemi kontaktu, nuk isha afër vendit tim, isha larg dhe kemi thënë se po bëjmë diçka”, tha ai. Pasi e bëri shumën publike, këngëtari tregon se cila ishte arsyeja e këtij veprimi.“Dëshirova që kësaj radhe të dalë përmes rrjeteve sociale. Për çka jemi fytyra publike? Ne duhet me i motivu njerëzit, me i nxit njerëzit. Nganjëherë ndoshta duhet me lënë edhe veten keq edhe me nuk e kom prit që kjo ka me pasë kaq ndikim të madh”. E kur foli për reagimet që mori pas këtij veprimi, ai tha “Më kanë thirrë shumë njerëz, shumë medie, më kanë tregu që ne kemi qenë të parët që kemi reagu në mënyrë financiare edhe masanej janë çu edhe shumë tjerë. Ka nxitë shumë njerëz tjerë me ndihmu, ka keqkuptime, ka keqinterpretime”.“E kam pa të arsyeshme, përderisa ne si këngëtarë kemi mundësi me ble një veturë të mirë, një orë. Pse mos me bë dicka që mundemi me motivu dikë, me thënë që edhe ne jemi njerëz, kemi ndjenja. Me ju ndejt afër njerëzve që ka kanë pru këtu”, shtoi këngëtari. Këngëtari thotë se shtëpia e parë do të ndërtohet për familjen Abazi, të cilën e vizitoi menjëherë pasi është kthyer nga Amerika.“Kemi shku së pari tek familja Abazi në Gjilan, atje do fillojmë shtëpinë e parë me ndërtu për atë familje. Sepse duhet të jenë kushtet shumë të rënda me shku prej Gjilanit në Durrës me punu”, deklaroi këngëtari.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All