Pamela Aliaj – Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës duke çuditur të gjithë fansat. Ai është kurorëzuar me martesë me partneren e tij bukuroshe, Erzinën.

Në dasmën e tij ishin të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it dhe megjithëse i kishte porositur të tregoheshin sa më diskretë me pamjet nga dasma, duket se kjo nuk ka qenë e mundur. Miqtë e Kreshës kanë publikuar në rrjete sociale momente nga ceremonia. Pamë kërcimin e çiftit, ndërsa më pas në rrjet qarkulluan edhe video të momentit kur thanë “Po” dhe momenti i vendosjes së unazave. “Po, po, po, po!”- thotë Erzina. Ceremonia u zhvillua në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe është paraparë në një format të darkës me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve, për ambientin e të cilit u kujdes Grand Décor. Mes shumë familjarë e miqsh u zhvillua një festë shumë energjike, e për argëtimin e të gjithëve kujdesej Sinan Vllasaliu. Ndërkaq ajo që na bëri përshtypje ishte një detaj i vogël.



80294286_2562740933960812_1155732225694629888_n80434305_434543720785606_4964481705931964416_n79440123_838133056622095_8023876164588142592_n79456047_503625140248516_6411214548799324160_n
<
>

Nusja bukuroshe e plot stil, Erzina, shfaqet me barkun e fryrë në fustanin e bardhë në natën e martesës. Gjatë natës së mbrëmshme, reperi i estradës sonë, Mc Kresha, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Erzina Shehun. Erzina është një menaxhere e zonja dhe në Kosovë udhëheq dyqanet e firmës së njohur ‘Zara’. Nuk dihet se prej sa kohësh sakt dyshja janë në lidhje, mirëpo pak kohë më parë është raportuar për një martesë të tyre të mundshme. Gjithashtu, është zbuluar se Erzina është në pritje të një fëmije. E kjo është vërejtur edhe mbrëmë, pasi Erzina tashmë i ka bërë disa muaj dhe barku ka filluar t’i fryhet. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale thuajse e konfirmon shtatzëninë, e megjithëse shihet me një shishe të shampanjës në dorë, ajo vazhdimisht është parë me lëng të frutave në dorë. Pra të jetë kjo arsyeja pse këngëtari nuk pranoi të bënin shumë bujë me foto e kamera? A do të bëhet Mc Kresha baba së shpejti? Pritet ta zbulojmë në muajt në vazhdim lajmin!


Flash Lajme

Më të lexuarat