Aktorja e njohur Hilary Duff është lidhur në martesë me partnerin e saj Matthew Koma. Ata ishin të lidhur prej 3 vitesh dhe u bënë prindër të një vajze rreth një vit më parë.

Sipas mediave të huaja ceremonia e tyre martesore ishte mjaft e fshehtë dhe vetëm me personat e tyre të afërt.

Ka qenë vetë aktorja e njohur, e cila ka ndarë në rrjete sociale momente nga dasma ku u shfaq me fustanin e bardhë të nusërisë. Kjo është martesa e dytë për Duff, e cila nga martesa e mëparshme ka edhe një djalë.


Flash Lajme

Më të lexuarat