Shumë njerëz pritën që Jennifer Lopez të fitonte Golden Globe mbrëmë. Fatkeqësisht, J.Lo nuk çoi në shtëpi asnjë trofe, edhe pse për ne ajo është fituese.

Jennifer shkëlqeu mbrëmë me veshjet e saj, por shkëlqimin më të madh ia dha partneri i cili e përkrah në çdo çast. Dhe mbrëmë nuk e la vetë, ishte me të.

Shënimi i të fejuarit të Jennifer, Alex Rodriguez vlen sa 1000 Golden Globe bashkë. Në një postim në rrjete sociale, Alex shkroi për Jennifer fjalët më të bukura që një femër do të donte të dëgjonte nga partneri i saj dhe jo vetëm.

“Jen, ty nuk duhet një trofe, medalje ose stemë për të treguar se je një kampione e vërtetë. Ti je kampione, në sytë e miliona grave dhe vajzave që të kanë ndjekur, janë fuqizuar dhe frymëzuar nga ty për të bërë gjëra të mahnitshme në jetën e tyre. Për fëmijët e tu, familjen tënde, trajnerët e tu, stafin, ti je një kampione. Për këdo, jetën e të cilit ti e pasuron çdo ditë ti je kampione. Mos e harro këtë kurrë! ❤️❤️❤️“,- shkroi Alex.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All