I ftuar në ThumbOn, moderatori Kelvi Kadilli, dha një koment në lidhje prezantueset Marina dhe Luana Vjollca. Biseda nisi marrë shkas nga ‘debati virtual’, në lidhje me postimin në faqen e instagramit të revistës së Alketa Vejsiut, ku u përmendën motrat Vjollca dhe Xhemi Shehu.

Kelvi tha se për të nuk kishte kuptim që Marina të ironizojë Alketa Vejsiun.

“Është njësoj si të flas unë për Ardit Gjebrenë”.

Më tej ai tha se:

“Nuk mendoj se janë prezantuese, as njëra as tjetra. Nuk kanë ndonjë aftësi për të prezantuar. Luana është e lezetshme, është mësuar gjatë rrugës. Nuk mund të them që është një ‘show girl’, se është fjalë e madhe, por nuk ka si Luana tjetër në Shqipëri. Kjo sepse është ambicioze, e zgjuar dhe punon shumë. Çdo gjë e bën vetë, dhe këtë e kam parë”, tha Kelvin në ThumbOn./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat