Para se Meghan Markle, të futej në Pallatin Mbretëror, Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton së bashku me princin Harry, kishin një marrëdhënie mjaft të afërt.

Pas martesës së këtij të fundit, ndonëse ata ruanin një raport miqësor, u larguan disi.

Së fundmi mediat britanike, shkruajnë se Dukesha e Kembrixhit, është e shqetësuar se raporti i tyre miqësor nuk do të jetë më kurrë si më parë, pas largimit të princit nga Pallati Mbretëror. Burime pranë saj, thonë se Dukeshës i mungon kunati i saj.

Siç duket Kate është sërish e lënduar nga largimi i princit, dhe koha nuk e ka ndryshuar aspak këtë fakt.

Një burim për Daily Mail, tha se ajo dëshiron të kontaktojë me Harry-n, por  ajo është tepër e ngarkuar me angazhimet mbretërore, pasi tashmë ajo ka një peshë edhe më të madhe, pas largimit të Meghan dhe Harry-t. Ndërsa çifti tashmë po jeton jetën mes Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, por larg nga detyrimet mbretërore./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat