Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, në emisionin e sotëm kishte të ftuar aktorët e filmit më të ri “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit.

Teksa Ermali falenderonte me radhë aktorët pjesëmarrës, ai nuk anashkaloi një ndër emrat më të rëndësishëm që u bë pjesë e filmit.

Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili luante rolin e dajës së fortë të Landit (Ermal Mamaqi), që vjen në momentin e fundit për të ndaluar dasmën e nipit të tij.

E teksa Ermali nisi të falenderonte Ramën, Rudina bëri një koment epik për aktrimin e tij.

“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij.

Kujtojmë se Rudina ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të,

Ermali tregoi dhe arsyen përse Edi Rama nuk ishte në premierë. Aktori tha se kryeministrit i doli një ftesë e papritur nga NATO, por premtoi se Rama do të jetë prezent në një nga shfaqjet e filmit, që do të jepet për 2 javë në Pallatin e Kongreseve.


Flash Lajme

Më të lexuarat