Prej disa javësh, aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi nuk janë më bashkë. Për arsye që s’janë bërë të ditura, dyshja vendosi të vazhdojë jetën në drejtime të ndryshme, mirëpo së fundmi ka qenë Romeo ai që ka pranuar disa gjëra.

Për herë të parë, ai ka folur për lidhjen e shumëpërfolur me Jonidën dhe tha se tani nuk ka më kthim pas. I ftuar në emision “Thumb” ai pranoi se është single, pasi është ndarë dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet mbi një lidhje me Fifin apo Sara Kolamin.

Për Jonidën ai tregoi se nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen me të dhe u shpreh se heshtja është pohim. “Çfarë ka ndodhur është e shkuara, anija u mbyt bashkë me kapitenin. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”, tregoi aktori.Në fund të bisedës, Romeo shtoi se ndarja ishte paqësore dhe tashmë me Jonidën janë miq.

Biseda e plotë: Aulona Musta: Romeo je përfolur për një lidhje që të gjithë e dimë po nuk e themi, a je apo nuk je single? Je ndarë po nuk je ndarë nga lidhja e shumëpërfolur? Romeo Veshaj: Jam single. Sigurisht që po (jam ndarë). Aulona Musta: Hoqëm dhe merakun tjetër që nuk je lidhur me Sara Kolamin. Romeo Veshaj: Sara Kolamin jo, s’ka patur asgjë mes nesh, se njoh as personalisht. Fifin e kam xhan e kam shumë shoqe. Xheisaran jo, nuk më kam ngacmuar, nuk bëj nga këto. Nuk ka asgjë, unë për herë të parë e dëgjova tek emisionin tuaj. Këto janë punët e portaleve. Nëse diçka do ndodhi në jetën timë private do jem i pari që do e shfaq. Ajo tjetra pastaj ishte e dukshme. Nuk e kam mohuar asnjën herë. Heshtja është pohim. Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më.

Fatma Haxhialiu: Keni ngelur miq! Romeo Veshaj: Po patjeter! Aulona Musta: E le apo të la? Romeo Veshaj: Të gjithë kanë faje, nuk e ndajmë fajin.


Flash Lajme

Më të lexuarat