Ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare, aktori i njohur i Hollivudit, Kirk Douglas, babai i aktorit te njohur Michael Douglas.

Ka qenë vetë familja e të ndjerit tanimë, që e ka dhënë lajmin e hidhur, ndërsa djali i tij Michael Douglas ka shkruar me pikëllim për vdekjen e babit.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, tha djali i tij Michael.

“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve”, shtoi ai.

Aktori i është nominuar 3 herë për çmimin prestigjioz Oscar, ndërsa ka fituar Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit./ I.M-Dritare.net

Actor Kirk Douglas, shown above at 39, was born Issur Danielovitch in New York to Russian-Jewish parents. He would later tell his own children that they didn’t have his “advantage of being born into abject poverty.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All