Ëndrra e Alketa Vejsiut, për të cilën ka folur për shumë vite do të bëhet realitet sonte. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe të festivalit të Sanremos, ku do të prezantojë së bashku me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, bashkëshorten e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Përmes postimeve në insta-story, ajo ka rrëfyer emocionet për këtë natë të veçantë për të.

“Megjithëse kam 20 vjet që bëj këtë profesion, po përjetoj një emocion të veçantë”, u shpreh Alketa përmes një videoje.

“Shqipëria faleminderit që keni qenë me mua ju ndjej. Po kështu ndjej peshën e vendit nga vij, dhe sigurisht dëshirën dhe krenarinë për ta përfaqësuar denjësisht”.

Veç monologut dhe prezantimit, Alketa ka njoftuar se edhe do të këndojë.

Nuk na mbetet veçse t’i urojmë suksese./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat