Keisi dhe Stresi prej muajsh janë larg njëri-tjetrit, pasi kanë vendosur të bëjnë një pauzë në lidhjen e tyre. Dyshja vazhdon të jetë shumë e komentuar në media, sidomos ditët e fundit pasi flitet për një rikthim.



Keisi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një video të vjetër kur festonte Shën Valentinin. Në videon në fjalë vihet re dhoma e gjumit të cilën Stresi e kishte mbushur me petale trëndafili që shkruanin “Të dua”.

“Kthim pas në një Ditë të vërtetë Shën valentini”, shkruan ajo bashkangjitur videos.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasi dhe reperi ka postuar një foto pak orë më parë në “Instastory”, ku  çifti shfaqet në kopertinën e një reviste, publikuar në 2019-n.

Kujtojmë që Stresi nuk harroi të uronte ish- të fejuarën për ditëlindje me anë të një postimi në “Instagram”.


Flash Lajme

Më të lexuarat