Ish-misi shqiptar, Almeda Abazi është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe kanë një djalë të vogël që quhet Efehan.

Sot Almeda ka postuar disa video në Instastory, ku fliste turqisht, ndërsa tregonte sesi përdorej një produkt.

Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar një mesazh Almedës, me ofendime dhe mallkime, për faktin se është martuar me Tolgahan.

Ndjekësi shkruan: “Pak ka pasur shqiptarë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Franca, Italia. Në çdo vend ka shqiptarë, yje më të mirë se ai turku i fëlliqur. Ke shkuar dhe je martuar me hasmin e shqiptarëve. Allahu të dënoftë e të marroftë!”

Ndërkohë, Almeda i ka bërë foto mesazhit dhe e ka postuar në story duke thënë: “Turp të kesh ti dhe njerëzit si puna jote. Beson edhe në Allah pale. Allahu ty të dhëntë mend e zemër o i mjerë!”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat