Dje bota u vesh me të kuqe, me ngjyrën e dashurisë, pasi festohej Shën Valentini.

E ndërsa bota festonte Shën Valentinin, mbretëresha e Spanjës, Letizia dhe mbreti Filipe kishin angazhimet mbretërore.

Çifti mbretëror vizitoi parkun kombëtar “Doñana”, me rastin e 50-vjetorit të krijimit të tij.

Ndërsa pasdite morën pjesë në kongresin shkencor për parkun në Teatrin Salvador Távora në Almonte, Spanjë.

Në të dyja daljet, mbretëresha u shfaq e kuruar deri në detaj. Edhe pse gjithmonë ajo shfaqet e kuruar dhe nuk ndodh shpesh që të shohësh diçka që nuk shkon në veshjen e saj.

Pra, kur vizitoi parkun, Letizia ishte veshur me të bardha. Bluze e bardhë, xhinse stil boyfriend të bardha, çizme kafe dhe një xhaketë ngjyrë ulliri.

Ndërsa në mbrëmje, në kongresin shkencor, veshi një fustan të bardhë me pika të zeza, i cili kishte një rrip të zi në mes.

Pra edhe një herë mbretëresha  e stilit, tërhoqi vëmendje me kombinimin e saj. Megjithëse, ajo gjithmonë është në qendër të vëmendjes dhe një shembull stili që ndiqet nga shumë gra të botës.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Foto 1 nga 10


Flash Lajme

Më të lexuarat