Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas dëshmisë në komisariat të personit që pa skenën e ngjarjes ku supozohet se ajo përplasi një grua të moshuar.
Në Instagram Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në ccdo rrethanë.


Po ashtu ajo thotë se pranon mllefin e njerëzve por jo shpifjen. E teksa kujton se si një vajzë që është rritur nga gjyshja nuk mund të linte dikë në të shtrirë në rrugë të përplasur.
”Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.



hfgjfcvnvcncn
<
>

E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.
E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.”- shkruan Ilda Bejleri.
“Gazeta Shqiptare” publikoi deklaratën që dëshmitari me inicialet N.H., dha në polici ku thoshte se nuk moderatorja nuk e përplasi dhe as e kishte prekur me automjet, por Enriketa Gjuzi ishte me semafor të kuq dhe ndoshta nga hutimi ishte rrëzuar.

Deshmitë mund ti lexoni te plota

“Aksidenti” i Ilda Bejlerit/ flet dëshmitari që njoftoi ambulancën: Zonja gënjen, nuk u përplas me makinë, u rrëzua vetë

Flet Ilda Bejleri: Ndoshta i kanë thënë që do i jap lekë për të mbyllur gojën, por jo! “Makina ishte e ndaluar, si vallë u përplas”


Flash Lajme

Më të lexuarat