Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, për humbjen e mikeshës së saj, prezantueses Caroline Flack.

Këngëtarja shkruan se Caroline, ishte një njeri i mrekullueshëm, dhe shpreson që kjo ngjarje e rëndë do të shërbejë që dikush të reflektojë për çdo fjalë që shpreh, e cila mund të çojë dikë tjetër të marrë një vendim tragjik, si në rastin e Caroline.


Mesazhi i plotë i Rita Orës:

“Caroline, ti ishe një dritë, për këdo që takove në jetë. Unë ende e dëgjoj të qeshurën tënde, e cila dallonte edhe mes turmës. Jam e bekuar, që të pata mikeshë. Shpresoj që dikush të mësojë diçka nga kjo ngjarje tragjike. T’i themi stop poshtërimit publik dhe ngacmimit nga media. T’i hedhim sytë te të rinjtë. T’i përdorim rrjetet sociale me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutem shikoni përreth jush për të parë se cili nga miqtë, apo familjarët tuaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack dhe familjen dhe miqtë e saj përgjatë këtyre ditëve tragjike”.

Prezantuesja e famshme britanike, Caroline Flack, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e kaluar. Një avokat tha se, ylli i televizionit ishte vetëvrarë. Ajo u tërhoq nga emisioni i saj i takimeve “Love Island” pasi u akuzua për sulme ndaj partnerit në dhjetor dhe do të duhej të dilte në gjyq muajin tjetër./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat