Ish Miss Albania në vitin 2007, Egla Harxhi, është akuzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër de Basseville, se ajo i ka rrëmbyer djalin, dhe nuk e lejon ta takojë.

Në një intervistë për Panorama Plus ai është shprehur kështu:


“Dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rrëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj.

Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën tonë pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?”.

Egla Haxhi, ishte pak ditë më parë, e ftuar te Pasdite me Rudinën, ku përveç jetës profesionale si një arkitekte, tha se i kishte dhënë fund lidhjes me babain e djalit. Por pyetjes së Rudinës, nëse ata mbanin kontakte, Harxhi iu përgjigj duke thënë se takohen rrallë vetëm për djalin aq herë sa i ati mundet.

Harxhi nuk la asnjë përshtypje, se mes tyre kishte konflikte, madje shtoi, ndryshe nga Aleksandri, se të dy ish-bashkëshortët kishin respekt për njëri-tjetrin./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat