I ftuar sot në emisionin “Një kafe me Labin”, Patris Berisha i dha fund thashethemeve se ai dhe Tuna, i kanë dhënë fund martesës. Për të ky ishte një lajm i kotë, pa baza, dhe i pavërtetë.

Deklarata e Patris Berishës:

“Unë vazhdoj të jem bashkë me Tunën. Doja të thosha diçka për portalet. Le të më marrin në telefon dhe i jap çdo informacion të saktë. Kanë thënë diçka, në lidhje me mbiemrin e Tunës në instagram.

Ajo është punë e menaxherit, që ka lënë vetëm emrin e Tunës, në instagram, pa mbiemër. Unë akoma se kam parë. Nuk jemi ndarë, dhe dashtë zoti nuk do të ndahemi. Por nëse ndodh, për më të mirën e çiftit apo fëmijës, le të ndodhë. Këto janë thashetheme”.

Ai  u shfaq në emision së bashku me vëllain e tij, Robert Berisha, ku thanë se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All